Gjatë konkurrimit të tij në “Kënga Magjike” Klinti Çollaku bëri mes batutash një deklaratë, që ndoshta shumë nuk e morën seriozisht, e shumë të tjerë ndoshta e harruan.

Por, jo programi “Rudina” në Tv Klan, që ka memorizuar fjalë për fjalë atë që këngëtari tha në skenën e madhe të “Këngës Magjike”.

Nëse më parë flirtonte teksa këndonte në skenë, tashmë ajo epokë i përket së shkuarës, sepse zemrën ia ka rrëmbyer një vajzë. Për gjysmën e zemrës Klinti Çollaku flet pasditen e kësaj të enjteje në studion e “Rudina”.

Mesa u kuptua ata kanë disa kohë bashkë dhe ndihen shumë të lumtur krah njëri-tjetrin. Ajo është për Klintin krahu i djathë, saqë në “Kënga Magjike” ka qenë “stilistja” e veshjes së tij unike që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Klinti Çollaku u tregua disi i rezervuar për romancën e tij, por la të kuptohet se nuk do të mungojnë këngët dedikuar gjysmës së zemrës.

Rudina Magjistari: Më herët ke thënë që vajzat me mua kanë flirtuar sa herë që kam qenë në skena dhe në “Kënga Magjike”, që në fakt është normale të ndodhë me çdo artist. Ndërkohë që në “Këngën Magjike” ke thënë që unë e kam gjetur gjysmën time dhe nuk flirtoj më me njeri.

Klinti Çollaku: Pikërisht!

Rudina Magjistari: I paskeni punët mira bashkë pra! Sa kohë u bë që jeni bashkë?

Klinti Çollaku: Tani të mos i themi të gjitha. Kemi disa kohë bashkë dhe unë ndjehem shumë mirë me të, kjo është shumë e rëndësishme e kam krah shumë të fortë edhe ajo mua.

Rudina Magjistari: Po me muzikën ka lidhje?

Klinti Çollaku: Ka lidhje me muzikën, por që për momentin nuk po e ndjek.

Rudina Magjistari: E ndjek nëpërmjet teje duke qenë fansja jote më e madhe me siguri. Më vjen shumë mirë. Po ndonjë këngë do i dedikosh asaj?

Klinti Çollaku: Unë bëj këngë në fakt. Bëj këngë çdo ditë për atë, për situata të ndryshme, por që nuk e di se kur do të vijë momenti që të nxjerr një këngë për të.

Rudina Magjistari: Pra i ke bërë një këngë.

Klinti Çollaku: Po kam bërë një këngë që e kemi vetëm për veten, për momentin. Akoma jo për publikun./tvklan.al