Nuk ka më gjoba për emigrantët nga Greqia

Nuk ka më gjoba për emigrantët nga Greqia

16:33 21/05/2020

Penalizohen vetëm rastet që nuk lidhen me kohën e pandemisë

Prej dy ditësh, Policia Kufitare greke në pikën doganore të Kapshticës nuk po ndëshkon me gjoba qytetarët shqiptarë, të cilëve u ka mbaruar afati i qëndrimit në Greqi për shkak të pandemisë.

Sipas autoriteteve të kufirit, nga 449 të kthyer gjatë 24 orëve të fundit nga Greqia dhe janë ndëshkuar me gjoba vetëm dy emigrantë, të cilët kishin hyrë në vendin fqinj që në vitin 2018.

Qytetarët që u kthyen këtë të enjte nga Greqia thonë se pavarësisht kalimit të afatit 3 mujor të qëndrimit, policia greke nuk ka aplikuar gjoba.

Disa prej qytetarëve kanë arritur të shtyjnë në rajonet e policisë greke afatin e qëndrimit, ndërsa punëtorët sezonalë kanë lënë Greqinë në limitet e afatit, duke shmangur kështu penalitetet.

Në fillim të pandemisë, policia greke penalizoi me gjoba nga 600 deri në 1200 euro disa qytetarë, të cilët shkelën afatet e qëndrimit në hapësirën Schengen. Me arritjen e një marrëveshjeje mes dy qeverive u bë e mundur që të hiqen penalitetet.

Një ditë më parë, Kryeministri Rama tha se gjobat do të rishikohen dhe në rast të parregullsive do të ketë rimbursim 100% nga shteti.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo