Plot 7 vite larg Shqipërisë, këngëtarja e njohur Mirsa Kërqeli ka rrëfyer përmes një lidhje Skype në emisionin “Rudina” si është jeta e saj sot në Kanada. Po ashtu, artistja ka treguar se pas një periudhe shkëputjeje, po vjen me projekte të reja muzikore.

Rudina Magjistari: Kur rifillohet pas një periudhe relativisht të gjatë, ndodh të rifillohet duke bërë diçka të re, diçka ndryshe. Ti çfarë ke vendosur të sjellësh, pra çfarë ke pasur parasysh gjatë këtyre daljeve të reja, prurjeve të reja muzikore nga ana jote?

Mirsa Kërqeli: Kam dhe disa projekte në mendjen time dhe jam në bisedime me kompozitorë të tjerë. Sigurisht që kam për të pasur dhe një baladë tjetër dhe po ashtu kam për të pasur edhe disa këngë të tjera ritmike.

Rudina Magjistari: Mirsa, do të presim dhe ne projektet e tua sepse e the dhe më herët që nuk po do që t’i zbulosh për momentin, kështu që kur ato të jenë të pjekura mirë dhe të mbyllura përfundimisht, ne në program të mirëpresim gjithmonë për të na rrëfyer dhe për të na folur, kështu që mund ta themi me siguri të plotë që mund të themi që ‘ti rifillove dhe tani nuk ka më ndalim’?

Mirsa Kërqeli: Sigurisht që po. Edhe unë po mendoj ashtu dhe po shpresoj që nuk do të ketë më ndalim. Është arsyeja që fëmijët tani janë rritur dhe mund të ia dalin dhe pa mua./tvklan.al