“Nuk mund të ketë ‘Minishengen’ pa Kosovën”, kështu është shprehur këtë mbrëmje në “Zonë e Lirë” gazetari Andi Bejtja.

Gjatë bisedës në studio për takimin e sotëm të Edi Ramës me liderët e vendeve të rajonit, që do të marrin pjesë në takimin e tretë për nismën “Minishengeni Ballkanik”, ku mungoi Hashim Thaçi.

“Nuk mund të ketë “Minishengen” pa Kosovën. Tonet e “Minishengenit” u rritën sidomos pas “JO”  që u dha nga BE, është një lloj plani B që në vetvete, duket sikur nuk ka asgjë të keqe, por pa Kosovën është shumë i rrezikshëm, nëse Kosova ngel e izoluar, ç’kuptim ka ky Shengen? Duhet të kemi shumë kujdes si Shqipëri për këtë”. /tvklan.al