Dhe dita e sotme në Lindjen e Mesme ka patur të vrarë dhe dhunë. 4 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga zjarri i hapur prej ushtrisë izraelite në zonën jugore të Rripit të Gazës. Në orët e para të mëngjesit një shpërthim i fortë është dëgjuar në zonën e Izraelit, por pa viktima.

Ndërkaq lideri palestinez Arafat është në Kairo për një takim me liderin egjiptian Barak. Në takimin Arafat-Barak është i ftuar dhe përfaqësuesi i Jordanisë. Në shenjë proteste ndaj dhunës izraelite në territoret e pushtuara Egjipti ka tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Aviv.

Situata në terren është e ngarkuar me funeralet e të vdekurve që shtohen çdo ditë dhe luftimet që tashmë kryhen jo vetëm natën, por dhe në çdo orë të ditës./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori