Elena Dyli, një qytetare nga Berati ka përfunduar studimet për cikël të ulët dhe masterin me rezultate shumë ta larta. Por sot ajo nuk ka 125 mijë lekë të vjetra për të paguara, që të hyjë në provimin e licencës. Më 18 mars, Elena e humbi të drejtën e provimit, për mungesë parash. Emisioni “Stop” i pagoi tarifën Elenës e po kështu paratë e udhëtimit për në Tiranë. Veç kësaj, “Stop” ndërhyri në qendrën e shërbimeve arsimore, që ajo ta jepte provimin në 20 Mars.

Elena Dyli:

Në datën 18 Mars pata provimin, por nuk munda ta jap dot për arsye ekonomike, tarifa ishte 125 mijë Lek. I kam të gjitha diplomat me vete. Kam kërkuar ndihmë te ministrja, kryeministri nuk kam marrë përgjigje. Kam përfunduar Bachelor, mësuesi cikli i ulët, Masterin, për mësuesi-arsimi fillor. Kam mbaruar dhe praktikën profesionale me vlerësimin shumë mirë. E kam mesataren shumë të mirë dhe duhet të marr licencë, duhet të hy në provim, pasi pa atë nuk mund të filloj dot punë. Kemi vetëm rrogën e burrit, 340 mijë Lekë. Vajza e madhe ka ndërprerë studimet, pasi nuk kemi mundësi, të dytën nuk e kam shkolluar dot, kurse djalin e kam maturant. Në familje jemi vetëm me pagën e bashkëshortit, çfarë do bëj me atë rrogë do laj drita, do paguaj ujin, do ushqehemi. Është e pamundur të bëj pagesën e provimit.

Gazetarja e emisionit “Stop” shkoi tek Qëndra e Shërbimeve Arsimore. Elenës do i jepet një mundësi e dytë për provimin. Punonjësi i QSHA:

Të vijë që nesër në mëngjes  dhe do të gjejmë ndonjë post që ta fusim aty, me dokumente të rregullta që të bëjë provimin.

Gazetarja i komunikoi Zonjës Elena, se emisioni “Stop” i bëri pagesën prej 125 mijë lekësh si dhe lekët e rrugës.

Elena Dyli:

Shumë faleminderit emisionit “Stop” nuk e prisja kam trokitur në shumë dyer.

Pak ditë më parë transmetuam rastin e Martina Jakut nga Rrësheni, që jetonte pa të ardhura. Lokali në bllok “On Top Lounge” ka dhënë 500 mijë Lekë për zonjën Jaku, emisioni “Stop” i ka dhënë tarifën për një vit, që duhet të merrte nga fondi 6% i bashkisë dhe i ka dërguar një sasi të konsiderueshme ushqimesh.

Martina Jaku:

“Ju falenderoj shumë emisionit “Stop” që më keni qëndruar pranë”.

/tvklan.al