Shef i Sektorit Kundër Narkotikëve, Rezar Velmishi i është përgjigjur deklaratës së avokatit mbrojtës të mjekut Dervish Hasi se lidhur me çështjen nuk ka pasur një kallëzim në polici.

I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Velmishi është shprehur se kjo është e pavërtetë pasi kallëzimi është bërë nga prindërit e të miturës

Rezar Velmishi: Me gjithë respektin që kam për avokatin tha që nuk ka një kallëzim. Është e pavërtetë! Kallëzim ka nga familjarët, nga ata që e kanë në përgjegjësi. Është depozituar kallëzimi sepse Policia nuk mund të kryejë veprime arbitrare. Ne nuk marrim njerëz nga rruga dhe i marrim peng sipas dëshirave, është jonormale ta mendosh. Kallëzimi është dhe policia me marrjen e këtij kallëzimi siç e detyron ligji sepse këtu nuk po flasim për moral, ka detyra ligjor… Policia ka bërë verifikimet ka bërë veprime proceduriale dhe avokti do të njihet me ato gjatë procesit të hetimit.

Blendi Fevziu: Ka shkelje të ligjit sipas policisë?

Rezar Velmishi: Marrëdhënia me një të mitur është një vepër penale, po flasim për kodin penal të Republikës së Shqipërisë. Në begraundin tim të gjitha rastet e trafikimit kështu fillonin me dashuri, joshja për një martesë, joshja për një jetë më të mirë. Është procesi gjyqësor që do ta zbardhë./tvklan.al