Nuk ka qetësi te Milani. Oshilacionet e vazhdueshme te skuadra kuqezi, vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao.

Tekniku portugez e nisi aventurën me fitimin e Superkupës së Italisë, tashmë është në provën e së vërtetës. Nuk mund të flitet për një shkarkim të menjëhershëm, por nëse stabiliteti në ekip nuk rikthehet, largimi do të jetë i pashmangshëm.

Humbjet ndaj Dinamo Zagreb dhe ndaj Feyenoord së fundmi, kanë lënë një shije të hidhur te drejtuesit. Pronarët presin një ndryshim të menjëhershëm të rezultateve, referuar edhe afrimeve të shumta të bëra në Janar.

Gjithashtu nga trajneri kërkohet më shumë qetësi, pasi Conceicao është parë shpesh i nervozuar para mediave, por edhe në dhomat e zhveshjes, diçka që nuk i bën mirë skuadrës.

Ibrahimovic deklaroi pak ditë më parë se me afrimet e merkatos së dimrit, Milani ka dy ekipe dhe tani i takon trajnerit që të gjejë një zgjidhje taktike. Për të qëndruar në stolin e kuqezinjve, Conceicao duhet të ndryshojë ritmin. /tvklan.al