Mirela Milori e ftuar në “Jo vetëm modë”

E ftuar në programin “Jo vetëm modë”, ka qenë gazetarja e njohur Mirela Milori, e cila prej javësh është pjesë e Tv Klan me “Historia ime”. Ajo ka ndarë momente nga përditshmëria e saj, por edhe përjetimi i saj për dy javët e vështira, që kanë qenë tejet të vështira për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, si pasojë e tërmetit që tronditi vendin tonë.

Historia e boksierit, Klevis Çelaj, i cili fitoi titullin kampion, me barkun bosh dhe me vetëm 14 mijë lekë shpërblim, u bë publike në programin e drejtuar nga Milori. Historia e tij ngjalli reagime të shumta nga ana e publikut. Mirela shprehet se “Historia ime” i ndryshoi jetën dhe tani është në dorën e tij si do ta vazhdojë jetën.

Historia e Klevisit ishte një histori si gjithë historitë e tjera. Ne e patëm në pjesën e dytë të emisionitit, një rrëfim personal dhe Klevisi pati atë momenti ne vërtetë të jetës së tij. Megjithatë unë mendova që duhej bërë përtej këtij impakti treditor dhe këmbëngulëm me Bashkinë e Vlorës, e cila mori përsipër dhe e gjej me vend dhe them shumë mirë dhe faleminderit për Klevisin që e federoi tek Flamurari. Kjo do të thotë që ai, që vitin që vjen do ketë një rrogë fikse si sportist. “Historia ime” i ndryshoi jetën, tani është në dorën e tij si do ta vazhdojë jetën”.

Emisioni më i ri “Historia ime” në muajin e parë të transmetimit solli histori të shumta njerëzore, shumë prej protagonistëve arritën të gjejnë edhe zgjidhje. Gazetarja tregon se në fillim ka qenë e vështirë selektimi i historive sepse jo çdo histori ja vlen të transmetohet, por falë stafit shumë të mirë dhe selektiv ka qenë një punë shumë e mirë.

Në fillim ishte e vështirë të selektoje, jo çdo histori vlen për të dalë. Ka qenë një punë shumë e mirë. Unë kam një staf shumë të mirë, kam gazetare shumë të mira, kam një kryeredaktore shumë të mirë, operatori, montazhierët. Pra stafi i historisë time është një staf shumë i mirë, selektiv. Por tani gjërat po ecin, historitë vinë vetë, por përsëri me një selektivitet dhe etikë shumë të madhe”.

“Historia ime” nuk është  përvoja e parë e saj, në një format ku trajtohen histori që kanë nevojë për vëmendje. 20 vite më parë në vitin 1999, Klan i dedikoi një emision të përditshëm të larguarve nga Kosova që ishin strehuar në Shqipëri. “Shtëpia e të ardhurve” e drejtuar nga Mirela Milori kishte për qëllim të ndihmonte shqiptarët nga Kosova të gjenin të afërmit  e humbur gjatë kaosit të luftës. Më tej, Klani zgjodhi përsëri Milorin, për një tjetër format që iu vinte në ndihmë njerëzve, maratonë për jetën.

Pavarësisht përkushtimit ndaj formateve sociale, ajo nuk është shkëputur asnjëherë nga studio e lajmeve. Fillimisht si drejtuese e edicioneve kryesore, në televizionet kombëtare dhe më pas kur u largua për të jetuar në Shtetet e Bashkuara tek ‘Zëri i Amerikës”. Në vitin 2013, Milori vendosi të linte shtetet e Bashkuara për t’u rikthyer në Shqipëri.

Ishte një rikthim që e desha, Nuk ka rëndësi ku punon, e rëndësishme është të punosh me njerëzit e duhur”.

Përpos karrierës në televizion, Mirela Milori e ka sprovuar veten edhe në një terren të ri, atë të përkthimit të romaneve nga anglishtja. Ajo ka sjellë në shqip 4 romane, me rekorde shitjesh nëpër botë./tvklan.al