Joaquin Correa do të largohet nga Interi në merkaton e verës. Sulmuesi është futur në javët e fundit të kontratës dhe zikaltërit kanë vendosur që të mos i rinovojnë.
Argjentinasi do të largohet si lojtar i lirë në verë dhe ka nisur të mendojë për një aventurë të re.
Correa së bashku me Marko Arnautovic, janë informuar se nuk janë në planet e Simone Inzaghit dhe për këtë arsye duhet të gjejnë skuadër të re.
Correa numëron 20 ndeshje këtë sezon, shumica nga stoli dhe ka shënuar vetëm një gola e katër asiste.
/tvklan.al