Nuk ka rinumërim të votave në Kosovë

Nuk ka rinumërim të votave në Kosovë

19:36 08/10/2019

Paneli zgjedhor hedh poshtë kërkesën e 3 subjekteve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesat e tri partive politike, LDK-së, PDK-së dhe koalicionit Nisma AKR PD, të cilat kërkonin rinumërim të votave me pretendimin se kishte një gabim teknik në formularë të rezultateve të subjekteve politike.

Ndërsa janë publikuar rezultatet përfundimtare të votave të rregullta, në bazë të së cilave prin Lëvizja Vetëvendosje me 25.48% të votave, LDK-ja mbetet e dyta me 24.82% të votave, PDK e treta me 21.24% , AAK 11.57%, ndërsa Nisma AKR 4.96% të votave që i bie të mos e kalojë pragun zgjedhor prej 5%. Ka mbetur edhe numërimi i votave me kusht deri në shpalljen përfundimtare të këtyre rezultateve.

Ndryshe procesin zgjedhor në përgjithësi misioni vëzhgues i BE-së e konsideron transparent. Ndërsa ka kritika për garë jo të drejtë në veri.

“Këto zgjedhje ishin të administruara mirë dhe transparente. Fushata ishte e gjallë dhe konkurruese duke i lejuar garuesve që të bëjnë fushatë lirshëm në Kosovë. Ambienti i fushatës në veri u cenua nga frikësimi, duke vënë në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Listën Serbe”, tha Viola Von Gramon Taubadel, kryesuese e Misionit të BE-së.

Gjatë ditës fituesi i zgjedhjeve në bazë të rezultateve preliminare, Albin Kurti, ka pritur në zyrat e tij ambasadorin amerikan Philip Kosnett. Sipas Vetëvendosjes, në takim është diskutuar për dialogun Prishtinë-Beograd dhe luftën kundër korrupsionit.

Derisa po pritet në koalicion i mundshëm LDK-LVV, kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të kuptohet se nuk do të bashkëqeverisë me Kurtin, madje duke e quajtur atë mashtrues.

Kosova të dielën mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT