“Nuk ka shtatzëni”, Amal dhe George Clooney i japin fund thashethemeve


“Nuk ka shtatzëni”, Amal dhe George Clooney i japin fund thashethemeve

11:20 31/07/2021

George dhe Amal Clooney nuk janë në pritje të një fëmije të tretë, konfirmoi përfaqësuesi i tyre.

Sipas një përfaqësuesi të çiftit Clooney, ata nuk po presin asnjë fëmijë. Burime të brendshme deklaruan më herët se ata po planifikonin të zgjeronin familjen e tyre. Ditën e djeshme, përfaqësuesi i tyre i dha fund thashethemeve pasi tha “Të gjitha historitë se Amal Clooney është shtatzënë, nuk janë të vërteta”.

Kjo deklaratë erdhi pasi dyshja u pa duke shijuar një pasdite familjare në Cernobbio, Itali me binjakët e tyre. Amal dukej për mrekulli me një fustan të kuq të shkurtër që i nxirrte në pah linjat dhe nuk dallohej ndonjë shenjë e shtatzënisë së pretenduar.

Ishte një burim për “OK! US” tha fillimisht se “Amal është në trimestrin e saj të parë. Tashmë ka nisur të duket dhe shumë shpejt do ta marrin vesh të gjithë”./tvklan.al







Të ngjashme