Argjentina i falet Papu Gomez, Kili kalon në çerekfinalen e turneut

Argjentina dhe Kili kanë siguruar kalimin në çerekfinalen e Kupës së Amerikës pas rezultateve të ndeshjeve të treta në grupe. E udhëhequr nga një Lionel Messi që dështoi për të lënë gjurmë, Kombëtarja Albiceleste mposhti 1-0 Paraguajin, duke ruajtur kreun e grupit A me 7 pikë. Heroi i Kombëtares ishte lojtari i Sevijas, Papu Gomez që shndërroi në gol një asist të Di Maria. Sulmuesi shfrytëzoi topin e futbollistit të Paris Saint Germain dhe me një panenka të lehtë kaloi portierin për të tundur rrjetën.

Ndërkaq, Kili ngeci në barazim 1-1 me Uruguajin, por i mjaftoi për të kaluar më tej, duke siguruar pikët një takim para ndeshjes së fundit. Vargas kaloi në avantazh kilianët, ndërsa Vidal gaboi koordinatat për të shkaktuar një autogol në minutën e 66-të. Pikë që i jep shpresa uruguajanëve për të kaluar më tej, pasi në ndeshjen e fundit sfidojnë Bolivinë. Në raundin çerekfinal të Kupës së Amerikës ka kaluar edhe Brazili, i cili ka fituar të tre duelet e para në grupin B.

Klan News