Altina Xhoxhaj është anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese që shkarkohet nga detyra pasi nuk kalon procesin e Vettingut, pas Fatos Lulos.

Më shumicë votash Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin këtë të enjte për Xhoxhajn. Vetë gjyqtarja nuk ka qenë në seancë duke u përfaqësuar vetëm nga avokatja e saj.

Në seancën  dëgjimore sipas trupës së KPK, Altina Xhoxhaj dhe bashkëjetuesi i saj nuk justifikonin pasurinë. Sipas hetimit të thelluar nga KPK gjyqtarja kushteteuse nuk justifikon një sipërfaqe trualli në Gjirin e Lalëzit.

Në këtë zonë Xhoxhaj ka një apartament me truall 221 metra katrorë dhe nuk justifikon 100 metra katrorë të truallit. Një apartament në Tiranë 101 metra katrorë, për të cilin Xhoxhaj thotë se e ka blerë bashkëjetuesi i saj dhe ka futur edhe atë në pronësi. Por kjo nuk justifikohet as nga pagesat e bashkëjetuesit të gjyqtares. KPK dha edhe vendimin për  prokuroren e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj. Ajo është rikonfirmuar në detyrë pasi nga hetimi Memçaj nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.

Tv Klan