Astrit Nixha arkitekti nga Kosova është shprehur sonte në “Opinion” se nuk ka mundur që t’u sugjerojë miqve apo të njohurve të tij, një shtëpi që ia vlente të blihej në zonën e plazhit në Durrës.

Në debatin e zhvilluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 26 nëntor si pasojë e tërmetit 6.4  ballë, Nixha tha se nga nga këqyrja që ka bërë, ka parë që nuk janë respektuar rregullat bazë të ndërtimit, duke i bërë këto ndërtesa të rrezikshme në raste të tërmetit apo të rasteve urgjente.

Ai e ka cilësuar gjendjen në këtë zonë si katastrofike, ndërsa tha se ndërtimet janë bërë pa marrë parasysh rregullat që edhe në ligj janë të përcaktuara qartë.

“Nuk kam mundur t’i them askujt që mund ta leje një banesë në këtë zonë. Një gjë e vogël që askush nuk e cilëson, një ligj që ne nuk e kemi, është që në një vend që hyjnë më shumë se 15 veta, dera  duhet të hapet nga jashtë jo nga brenda. Është standard botëror, sepse nëse ti je i pari dhe turma është pas teje, ti nuk e hap dot derën. Kështu kur dikush të pyet a duhet ta marrë një banesë këtu, ti i thua jo…”. /tvklan.al