Aktori i njohur Johnny Depp është sërish në telashe. Mediat amerikane kanë raportuar se një hajdut ka tentuar të vjedh shtëpinë e tij. Sipas “TMZ” një grua është futur në oborrin e shtëpisë së aktorit, por aventura e saj ka përfunduar shumë shpejt.

Deri tani mësohet se një grua, e cila dyshohet se është e pastrehë është parë teksa ka hyrë në shtëpinë e aktorit në Hollywood Hill. Ajo është zbuluar menjëherë për shkak të sistemit të kamerave dhe është lëshuar alarmi.

Shtëpia e aktorit

Gruaja ishte trembur nga sistemi i alarmit dhe është larguar menjëherë, por është kapur pak minuta më vonë nga policia. Po ashtu ajo akuzohet se ka marrë pjesë në një vjedhje tjetër të ndodhur pak kohë më parë.

Aktori në momentet që u tentua të vidhej banesa e tij ka qenë aty, por është njoftuar menjëherë nga autoritetet.

Kujtojmë se para disa muajsh Johnny Depp humbi një gjyq me “The Sun”, pasi pretendonte se nuk kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Vitet e fundit Depp është përfshirë në shumë skandale dhe ka rrezikuar karrierën pasi ka humbur shumë role./tvklan.al