Jeta e Bruce Dickinson ka marrë të tatëpjetën. Pasi iu desh të hiqte dorë nga muzika për shkak të kancerit në gjuhë, tani duhet të përballet edhe me një problem shumë madhor.

Para një viti, ai dhe bashkëshortja e tij vendosën të ndahen, por nuk e ligjëruan në gjykatë divorcin. Fill pas ndarjes, 62-vjeçari nisi bashkëjetesën me të dashurën 15 vite më të re.

Atëherë kur Dickinson mendoi se çdo gjë po shkonte mirë, pasi “gruaja e re” kishte një mardhënie të shkëlqyer edhe me fëmijet e tij, është rikthyer në skenë ish-gruaja. 

Paddy Bowden ka nisur procedurat e divorcit dhe kërkon një dëmshpërblim prej 116 milionë Dollarësh. Kërkesën e ka bërë për shkak se e cilëson të papranueshëm faktin që Bruce jetonte me dikë tjetër, pa firmosur divorcin.

Sigurisht që pjesë e faturës është edhe dëmi psikologjik që ajo pretendon se i ka shkaktuar këngëtari. Madje, në kërkesë padi thekson se i ësgtë dashur të udhëtojë deri në Amerikën Jugore për të gjetur qetësi shpirtërore.