Programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan solli ditën e sotmë intervistën e veçantë me këngëtaret Kejsi Tola, Juliana Pasha, Eneda Tarifa dhe Jonida Maliqi.

Intervista u përqëndrua tek eksperienca e tyre në Eurosong. Në lidhje me momentet kur e kanë ndjerë veten të pambështetur në Eurosong, Eneda Tarifa shprehet se nuk duhet penalizuar dhe të hidhet baltë mbi karrierën e një artisti, vetëm pse ti ke në dorë penën dhe letrën.

Edhe Jonida Maliqi më tej shton, se gjithmonë ekziston tendenca për të gjetur gjithmonë diçka që nuk shkon. Ajo përmendi edhe rastin kur klipi i saj përflitej se ishte plagjiaturë.

Ardit Gjebrea: Cili ka qenë një nga momentet që e keni ndjerë veten të pambështetur në Eurosong, që keni thënë jo këtu është shumë?

Jonida Maliqi: Nga do t’ia nisim?

Eneda Tarifa: Ne të dyja nga do t’ia nisim? Unë do ta nisja nga shtypi shqiptar dhe nga 2-3 momente kur në vend që këngëtarit  t’i jepet prioritet, të mbështetet, jo me forcë kur nuk duhet. Po ama në një moment, kur kjo nuk ka të bëjë me konkurrimin, apo diçka që është thënë apo është bërë nuk ka të bëjë me konkurrimin, atëherë s’ke pse e penalizon, nuk pse e fundos. Nuk ke pse hedh hi dhe baltë karrierës së atij artisti që e duan gjithë publiku, sepse ti ke në dorë penën dhe letrën, që tani është kompjuteri dhe celulari. Se dhe lajmet jepen ashtu dhe të hedhësh baltë sepse ke në dorë për të hedhur baltë. Dhe çuditërisht iu ka ndodhur të gjithave, domethënë mbaj mend edhe këngëtarë të tjerë, që janë sulmuar nga gazetarët, nga portalet, nga mediat, nuk e di pse e kemi këtë.

Jonida Maliqi: Nuk e di pse e kemi këtë maninë që të gjejmë gjithmonë diçka që nuk shkon. Mbaj mend për klipin tim, u fol shumë sepse supozohej që ishte plagjiaturë, gjë që nuk fare në konsideratë nga vetë Eurosong. Pikërisht media shqiptare ishte ajo që po e pomponte në këtë formë, ende pa shkuar në Eurosong. Më pas mund të them, që ne merremi me disa gjëra që nuk i takojnë askujt, me personalen. Ndërkohë harrojmë faktin për çfarë jemi në Eurosong, po përfaqësojmë vendin tonë, po marrim pjesë në festivalin e Këngës Europiane dhe në vend që të kemi përkrahjen e të gjithëve, ata mundohen maksimalisht që të të përdhosin. Më ka ndodhur një… pse thashë jo një fjalë të shqiptuar mirë, se fasadë thuhet “Fasejd”, këtë gjë u bë virale, u shkrua pafund për këtë frazë timen, 24 orë para se të dilja në skenë.

Ardit Gjebrea: Ti shyqyr që e the, që të kishin me çfarë të merreshin.

Jonida Maliqi: Jo Ardit, unë kisha një javë që mezi më zinte gjumi nga emocionet e mëdha, edhe të marrësh këtë feedback është e rëndë./tvklan.al