“Nuk kemi asnjë riinfektim të vërtetuar”, Simaku: 4 kushtet që duhen plotësuar për rastet e dyshuara



“Nuk kemi asnjë riinfektim të vërtetuar”, Simaku: 4 kushtet që duhen plotësuar për rastet e dyshuara

00:06 23/02/2021

Mjeku infektiv Artan Simaku ka folur për riinfektimet, teksa ka theksuar se për ta cilësuar një person të dyshuar për një rast të tillë, duhen plotësuar katër kushte.

Simaku ka shpjeguar këto kushte për Klan News, ndërkohë që ka thënë se nuk ka ende asnjë rast të vërtetuar.

Pyetje: Kemi folur për riinfektim për herë të dytë si pasojë e Covid-19. Po për herë të tretë, ka ndonjë rast në Shqipëri që një pacientë të jetë infektuar për herë të tretë?

“Në fillim të sqarojmë diçka me termin riinfektim. Termi riinfektim përdoret me rezervë sepse nuk është vërtetuar akoma dhe çështja e riinfektimit është në studim e sipër. Pra nuk është vërtetuar plotësisht. Termi i saktë është persona të dyshuar për riinfektim.

Që një përson të jete i dyshur për riinfektim duhet të paktën të plotësojë tre kritere. Që është sëmurë apo ka patur shenja klinike, duhet ritestuar me anë të tamponit, jo me test të shpejtë, pra me testim molekular.

Duhet të jetë negativizuar pas herës së parë. Në herën e dytë duhet përsëri të ketë rezultuar pozitiv po me tampon dhe diferenca nga infektimi i parë tek infektimi i dytë duhet të jetë rreth 90 ditë.

Që të flasim për riinfektim duhet të kemi parasysh këto tre kushte dhe përveç kësaj eksziston dhe kushti i katërt, që duhet kryer edhe analiza gjenetike e virusit. Nëse në infektimin e dytë është infektuar personi nga i njëjti shtamb i virusit apo nga një shtamb i ri qarkullues që ka pësuar mutacion. Është ky konteksti i kushteve që duhet plotësuar për të dyshuar tek personi për riinfektim.”

Klan News






Të ngjashme