Këtë të martë në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan u fol për traditën e kulturën e Tiranës, kryeqytetit i cili mirëpriti të gjithë të ardhurit që shtohen nga viti në vit.

Këngëtarja e muzikës popullore Iris Bega, ka treguar se një nga gjërat që karakterizon Tiranën është mikpritja. Ajo ka treguar se një nga kujtimet e saj është që portat rrinin gjithmonë të hapura.

Iris Bega: Unë mbaj mend që fëmijë e deri më sot që porta jonë rrinte hapur. Nuk mbyllnim ndonjëherë portë. Nuk kishim çelës. Dëgjoja fëmijët e tjerë që mbanin çelësin varur. Ne nuk kishim çelës dyet tona ishin të hapura. Kështu që i bie kur ishin kaq të hapura, ishin të hapura për të gjithë. Mirëpritën shumë tironsit, kështu që kjo është tipike traditë e tironsve. I hapën derën gjithkujt./tvklan.al