Liverpool regjistroi fitoren e radhës në kampionat me rezultatin 2-1 ndaj Wolves, ndonëse nuk rrezikoi asnjëherë në pjesën e dytë.

Zakonisht, kur një skuadër fiton regjistron rekorde pozitive, por e kundërta ka ndodhur me të kuqtë e Arne Slot. Të dy golat e fitores u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Liverpool nuk regjistroi asnjë gjuajtje.

Në pjesën e dytë, paraqitja e vendasve në “Anfield” ra ndjeshëm, ndërsa regjistruan edhe një statistikë të veçantë.

Për herë të parë në histori për ndeshjet në shtëpi, Liverpool regjistroi një pjesë loje pa asnjë gjuajtje. Kjo konfirmon se skuadra e Slot nuk është në një moment shumë të mirë, ndonëse rezultatet nuk mungojnë. /tvklan.al