Vila luksoze ka qëndruar bosh që prej sulmeve terroriste të 11 Shtatorit

Shtëpia e terroristit famëkeq Osama Bin Laden është nxjerrë në shitje. Për këtë po kujdeset vëllai i tij, Ibrahim Bin Laden i cili vilën Bel Air po planifikon ta shesë për 28 milionë dollarë.

Shtëpia ka qenë bosh që prej sulmeve të 11 Shtatorit, pra më shumë se 20 vite më parë. Vila u ndërtua në vitin 1931, është rreth 7100 metra katrorë, 7 dhoma dhe pesë banjo.

Rezidenca mesdhetare është blerë në vitin 1983 nga vëllai i madh i Osamas nga babai për vetëm 1.6 milionë dollarë.

Pranë shtëpisë së Osama Bin Laden ndodhen dy rezidenca ngjitur dhe madhëshore të Los Anxhelesit, njëra prej tyre në pronësi të sipërmarrësit me origjinë izraelite Beny Alagem dhe një rezidencë tjetër në pronësi të Jeffrey Kaplan.

Por tani kush do ta blejë shtëpinë e terroristit më të madh të të gjitha kohërave, duhet të paguajë 28 milionë dollarë.

Klan News