Shefi i policisë së trafikut në stacionin policor Slavonski Brod, Franjo Galić, ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në vendin ku u aksidentua autobusi me pasagjerë nga Kosova, që ishte duke ardhur bnga Frankfurti.

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se ka qenë në shumë aksidente, por nuk mbante mend nëse kahetuar ndonjë tragjedi të tillë.

Unë kam qenë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i vështirë dhe mendoj se është një nga aksidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vdekurve ose të plagosurve”, tha ai.

Ai gjithashtu tregoi detaje për aksidentin duke thënë se ishte një autobus me targa të Kosovës në linjën e rregullt Frankfurt – Prishtinë.

Deri tani janë konfirmuar 10 viktima dhe 30 pasagjerë të tjerë janë dërguar në spital, ku po marrim ndihmën mjekësore./tvklan.al