Policia e Shtetit ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë gjobitur 769 qytetarë , të cilët janë kapur pa maska në rrugë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat dhe për këto raste, shërbimet e Policisë në të gjithë vendin kanë vendosur 600 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila”, njofton Policia.

Ndërkohë mësohet se janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 22 persona, të cilët kanë thyer protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke u grumbulluar në tubime të paligjshme.

Këta qytetarë në përfundim të veprimeve këta shtetas janë proceduar penalisht dhe janë ndëshkuar edhe me masën administrative 3000 lekë secili.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë vendosur 169 masa administrative me masë 3.000 lekë secila, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerët pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik”, shton Policia./tvklan.al