Në faturën e dritave do të vendoset gjoba për kryefamiljarin

Më shumë se 5000 qytetarë janë gjobitur 9 ditët e fundit nga policia, për shkak se nuk mbanin maskë. Tirana mban numrin më të lartë të gjobave, me rreth 2600 qytetarë.

Sipas policies, masat kanë ardhur në rritje. Ndërkohë që ditën e parë ishin 171 gjoba, me kalimin e ditëve ndeshkimet janë 5-fishuar, ku vetëm 48 orët e fundit janë gjobitur 1654 persona.

Në ditët e para ka patur raste kur edhe një qytetar është gjobitur për herë të dytë për shkak se nuk mbante maskën dhe masa administrative ka qenë 5 mijë Lekë.

Ndërkohë më shumë se 700 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore, për personat që udhëtojnë në makinë me njerëz që nuk janë të afërm dhe nuk mbajnë maskën.

Policia thotë se ata vetëm vendosin masën administrative, më pas personit që i është vendosur gjoba kontrollohet nëse ka kontratë me OSHEE.

Javën e ardhshme policia parashikon që të vendosë pika kontrolli në pikat kyçe të qyteteve, aty ku ka më shumë lëvizje qytetarësh.

Ndërkohë Task-Forca për masat anti-Covid ka qenë sot në rrugët e Tiranës, për të këshilluar qytetarët që të mbajnë maskat.

Tv Klan