Burri i hedh kos mbi kokë, Irani arreston nënë e bijë
Keto pamje që po bëjnë xhiron e botës tregojnë momentin kur një iranian i hedh kosin mbi koke dy femrave, ndërsa nënë e bijë po prisnin radhën për të blerë në një dyqan.
Shkaku i rebelimit ishte moszbatimi i ligjit të hixhabit, që detyron mbajtjen e shamisë në kokë nga femrat në ambientet publike. Mediat shtetërore të Iranit shkruajnë se autoritetet gjyqësore të Shandizit arrestuan si agresorin, ashtu dhe dy gratë për shkak të mos respektimit të ligjit.
Pas incidentit, presidenti Ebrahim Raisi përforcoi të shtunën se hixhabi ishte ligji në Iran. Shteti autoritar islamik po përballet me protesta të shumta pas arrestimit të Mahsa Aminit, nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se e mbante hixhabin e saj në mënyrë të pahijshme.
Ato u zgjeruan, për muaj të tërë ku mbetën të vrarë mbi 600 persona. Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga Dhjetori, por autoritetet nuk tregojnë asnjë shenjë dorëzimi.
Sipas ligjit të sheriatit islamik të Iranit, i imponuar pas revolucionit të vitit 1979, gratë janë të detyruara të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata e të gjera për të maskuar figurat e tyre. Shkelësit janë përballur me qortime publike, gjoba apo arrestime.
Tv Klan