“Nuk më arrestuan”, Berat Buzhala flet për arsyen pse nuk shkon dot në Turqi

“Nuk më arrestuan”, Berat Buzhala flet për arsyen pse nuk shkon dot në Turqi

21:31 25/05/2023

Gazetari i njohur, Berat Buzhala, u shpreh këtë të enjte në emisionin “Opinion” se Turqia i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që ta arrestojnë. Kjo ka ndodhur, siç tha gazetari, kur Turqia “ka filluar ta trajtojë Ballkanin si vilajet të Perandorisë Osmane”. Për këtë arsye, Buzhala tha se nuk ka qenë as në Turqi dhe as në shtetet afër saj.

Blendi Fevziu: Ti u ke bërë thirrje atëherë që qytetarët e Kosovës të bashkoheshin me puçistët?

Berat Buzhala: Kur ka filluar të trajtojë Ballkanin si vilajet të Perandorisë Osmane ka lëshuar urdhër, ka shkuar ambasadorja turke tek ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe i ka thënë arrestojeni Beratin. Fatmirësisht nuk më kanë arrestuar sepse ka pasur një ndikim të madh të shteteve mike, i kanë shkuar qeverisë së Kosovës…

Blendi Fevziu: Në Turqi ke shkuar ndonjëherë?

Berat Buzhala: Jo, as në shtetet që janë afër Turqisë.

Blendi Fevziu: Prandaj s’ke dëgjuar ti për Erdoganin se nuk e ke parë Stambollin në vitet e fundit?

Berat Buzhala: Kjo është propaganda e egër që bëhet e erdoganistëve që e lidhin fatin e Turqisë me Erdoganin. Unë nuk e përziej atë gjë./tvklan.al





Të ngjashme