Ditën e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan është prezantuar historia e Klaudias, e cila ka treguar se disa vite më parë është martuar me mblesëri.

Konkurrentja e “Love Story” ka rrëfyer se kësaj martese i ka ardhur fundi kohë më parë, duke shtuar se mentaliteti në Shqipëri është shumë i prapambetur.

Anxhela: Nuk besoj se ka një moshë të caktuar për martesë. Mblesëria nuk duhet të ekzistojë fare si term. Nëse ke dashuri për një person nuk ka rëndësi fare mosha, siç është fakti që kam lindur djalin në moshën 21-vjeçare dhe mendoj se e ndjeja veten gati për të qenë nënë.

Meti: Mesazhet ishin shumë të bukura, por fakti që ne meshkujve shqiptarë na quajnë të prapambetur, nuk më pëlqen sepse çdo njeri…

Eni Shehu: Nuk ishte për meshkujt..

Klaudia: Unë jetoj jashtë dhe normalisht ngaqë jetoj jashtë kam tjetër mentalitet në krahasim me gocat që janë këtu, nuk kam gjë me gocat këtu dhe me Shqipërinë sepse unë vetë jam shqiptare dhe jam krenare për këtë që jam dhe për prindërit e mi. Atje prindërit nuk guxojnë të imponojnë fëmijët të bëjnë zgjedhje të tjera. Nuk mund të imponosh një fëmijë 17-18 vjeç kur nuk është formuar dhe ta marrësh e ta martosh me dikë pa e njohur fare./tvklan.al