Binaj: Kam punuar që 8 vjeç. Kam qenë edhe fatorino

Aktori i humorit Florjan Binaj, në studion e “Historia e Fundjavës” tregoi se kishte nisur të punonte që në moshë të vogël dhe risolli në vëmendje edhe punën si fatorino. Aktori tregoi se nuk i harron vështirësitë që ka kaluar dhe kjo e bën që të mos jetë i kursyer për të ndihmuar të tjerët.

Mirela Milori: Në fakt the pak më parë the që ke punuar që herët. Ti nuk harron nga vjen kam idenë? Ti nuk harron vështirësitë e tua ndoshta, që të bën që të jesh kaq i mirë dhe ta japësh këtë mirësinë pa kursim tek të tjerët, me aq sa ke në dorë.

Florjan Binaj: Absolutisht jo. Unë kam punuar që 8 vjeç. Kam punuar lloj-lloj punësh, e kam thënë edhe herë të tjera. Kam punuar edhe fatorino nëpër furgonat e Unazës kur nuk kishte autobusë, nuk më vjen turp ta them, edhe sot e kësaj dite. Por këto punë më kanë bërë gjithmonë të mos e harroj fundin, edhe të mos e harroj gjithmonë sipërfaqen. Ta di gjithmonë ku jam dhe ku mund të jem për të ndihmuar njerëzit.

Në studio, ajo që nuk mund të mos kalonte pa u vënë re ishte serioziteti i Binajt, që u vu në dukje edhe nga moderatorja Mirela Milori.

Mirela Milori: Sa serioz qenke, nuk të dija që ti ishe kaq serioz… Unë prisja ndonjë batutë, jemi të gjithë kështu: A është Flori apo jo po i them vetes?

Florjan Binaj: Është fati i keq i komedianëve, që njerëzit kujtojnë që edhe në jetën e përditshme ne jemi si atje. Në fakt ajo është punë.

Arbër Hajdari: Sa herë që takohemi me Florin bëjmë biseda shumë serioze, shumë të forta, që nëse i tregon njeriu thotë, lere më se po tallet.

Florjan Binaj: Kështu mendojnë të gjithë, ‘po tallesh ti që po rri kaq serioz’.

Mirela Milori: Vetëm një gjë ka, që unë e di që kamera e ka kapur, që ai i ka gjithë kohës sytë me lot… Dhe ku mi gjen këto njerëz të ndjeshëm, sepse jam edhe unë e ndjeshme dhe tek kjo studio njerëzit vetëm qajnë, pastaj thonë çfarë bën Mirela që qajnë njerëzit./tvklan.al