Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka treguar se çfarë bisedoi me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në takimin e shkurtër që pati me të në Paris në Nëntor 2018 në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës I Botërore.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Thaçi u shpreh se e pyeti Presidentin Putin cili do të jetë pozicioni i Rusisë në rast se arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Thaçit, Presidenti Vladimir Putin i ka thënë se do ta mbështesë këtë marrëveshje dhe nuk mund të jetë më serbë se vetë serbët.

“Pa asnjë ndërmjetësim, përmes këshlltarit tim dhe të Presidentit Putin është organizuar një komunikim në një hapësirë të Elysee ku kanë qenë Presidenti Trump, Macron… Kemi biseduar bashkarisht. E kam pyetur shumë hapur. Cili është pozicioni yt nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje përfundimtare? Tha Rusia nuk del kundër një marrëveshje të tillë. E tha shumë qartë, ‘ne nuk mund të jemi më serbë se Serbia’. Së paku ne po flasim”

, u shpreh Presidenti kosovar Hashim Thaçi. /

tvklan.al