Një grua, që ishte akuzuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, u vetvra sepse nuk mund të përballonte zhgënjimin e të atit.

Mary Ann Dust, 30 vjeç, vendosi të mos i tregojë prindërve që ishte arrestuar dhe që ishte paraqitur në gjykatë. Ajo u gjet e varur nga partneri në shtëpinë e tyre në Windermere.

Thuhet se 30-vjeçarja nuk mund të shikonte zhgënjim në sytë e të atit. Nëna e saj, Sue Dust tha se bashkëshorti i saj është shumë kundër drejtimit të automjetit në gjendje të dehur.

Për Mary Ann u tha se ka vuajtur më parë nga depresioni, të cilin e “menaxhonte” me kanabis dhe alkool.

Ndaj ajo mendoi të mbronte prindërit e saj nga çdo shqetësim, duke u vetvrarë./

tvklan.al