Nuk pushojnë protestat në Stamboll pas arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamollu, i konsideruar si rivali kryesor politik i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Këto pamje tregojnë protestën e studentëve të zhvilluar këtë paradite, për të dytën ditë radhazi ku kërkohet lirimi i kryebashkiakut.
Ekrem Imamollu u shfaq për të parën herë me pranga në duar, teksa efektivët e dërgonin për analizat shëndetësore.
Policia në Stamboll ka blinduar sheshet dhe rrugët në qendër të qytetit, si atë para drejtorisë së policisë dhe selisë së bashkisë, pasi priten që protestat të bëhen edhe më masive gjatë pasdites.
Të mërkurën, ditën kur atij iu vunë prangat, protesta nuk pati vetëm në Stamboll por edhe në Ankara e qytete të tjerë të mëdhenj të Turqisë. Mbështetësit e opozitës u përleshën me policët në kryeqytet.
Krerët e partisë më të madhe të opozitës, asaj republikane ku bën pjesë Imamollu, akuzuan presidentin Erdoan për arrestim politik të kryebashkiakut të Stambollit pritej të zgjidhej në krye të partisë dhe të ishte rival i tij në presidencialet e radhës.
Imamollu akuzohet për bashkëpunim me PKK-në kurde të shpallur si terroriste dhe për përmetësim të 16 miliardë eurove, përmes aferave korruptive me tendera.
Tv Klan