Protestuesit antiqeveritarë u mblodhën në Stamboll në natën e shtatë në një seri demonstratash të shkaktuara nga burgosja e kryebashkiakut të Ekrem Imamoglu.

Ky është aksioni më i madh i opozitës në një dekadë, pavarësisht arrestimeve masive dhe përleshjeve me policinë.

Ndërsa policia vëzhgonte, protestuesit ndezën flakadanë jashtë ndërtesës së bashkisë në shenjë proteste ndaj arrestimit të rivalit kryesor të Presidentit Erdogan. Ky i fundit reagoi sërish ashpër.

“Ata që terrorizojnë rrugët tona dhe duan ta kthejnë këtë vend në kaos nuk kanë ku të shkojnë. Rruga që ata kanë marrë është pa krye. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se ne nuk do të lejojmë që rinia jonë të përdoret nga organizata terroriste, as nga hajdutët, as nga njerëz të korruptuar dhe të pandershëm që e kthejnë politikën në mjet fitimi.”

Që nga arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu javën e kaluar, qindra mijëra njerëz janë mbledhur në sheshe, rrugë dhe kampuset universitare në mbarë vendin çdo mbrëmje duke brohoritur parulla kundër Erdoganit dhe duke bërë thirrje jo vetëm për lirimin e Imamoglut, por edhe për drejtësi.

Protestuesit, partitë opozitare, liderët evropianë dhe grupet e të drejtave e kanë quajtur ndalimin e Imamoglu një veprim të politizuar dhe antidemokratik.

Tubimet janë të ndaluara, megjithatë kanë ato vazhduar, pothuajse tërësisht në mënyrë paqësore deri në orët e vona, ndërsa policia ka përdorur shkopinj dhe sprej me piper dhe ka arrestuar mbi 1,400 vetë.

Klan News