Albumi “Lover”, më i shituri në SHBA

Vit i mbarë për Taylor Swift. Pasi triumfoi në MTV Music Awards, ylli i popit është bërë kryefjala e mediave për suksesin e saj të radhës duke vendosur një rekord të ri.

Albumi i ri “Lover”, i publikuar më 23 Gusht, është shndërruar aktualisht në diskun më të shitur në SHBA.

18 këngët u bënë menjëherë më të dëgjuarat në platformën “Spotify” që në ditën e debutimit.

Ndër të tjera, Taylor Swift, sipas Forbes vitin e kaluar ka fituar 185 milion dollarë, ekuivalente me pothuajse 15.5 milion dollarë në muaj, mbi tre milion e gjysmë në javë ose mbi 500 mijë dollarë në ditë.

Ndonëse vetëm 29-vjeçe, pasuria e Swift është më shumë se dyfishi i disa artisteve të tjera të suksesshme si Beyonce apo Rihanna.

Tv Klan