LeBron James shënon ‘triple doubles’

Vijon forma e mirë e Uttah Jazz në basketbollin amerikan. Të udhëhequr nga Clarkson që shënoi 23 pikë dhe 7 rebaund, Jazz mposhti në transfertë Atlanta, me shifrat 112-91, duke mbajtur vendin e parë në Konferencën e Perëndimit.

Fitore morën dhe kampionët në fuqi të NBA, Los Angeles Lakers. LeBron James ishte më i miri, me yllin e kësaj skuadre që realizoi edhe një ‘triple doubles’, me 27 pikë 10 rebaund dhe 10 asiste. Shifra që shërbyen për të mposhtur 114-93 Denver.

Oubre dhe Stephen Curry ishin fenomenal në fitoren 147-116 që Golden State mori në transfertën e Dallas, duke shënuan në total 68 pikë. Supriza erdhi nga Portland, që mposhti Filadelfian me shifrat 121-105. Triumf me mjaft vlera mori dhe Houston, 115-103 ndaj Memfis.

Klan News