Deti po i afrohet rrugës kryesore Shëngjin-Kune. Sipas ekspertëve të mjedisit, erozioni në këtë zonë është shumë agresiv.
“Llogaritet që nga viti 1936 deri sot, të paktën 400 metra deti ka hyrë në brendësi të territorit duke zaptuar dhe tjetërsuar mjedisin detar”, është shprehur eksperti i mjedisit Jak Gjini.
Në këtë situatë ndikojnë disa faktorë.
“Përveç faktorit antropogjeni me modifikimet që ka bërë në sistemin hidrik, pra një faktor tjetër potencial madhor janë edhe efektet e ndryshimeve klimatike që janë përherë e më shumë në rritje”, thotë Gjini.
Po cfrarë duhet të bëjnë autoritetet në këtë gjendje.
“E para është instalimi ose ndërtimi i dallgëkthyesve në det të cilat bëjnë shuarjen e dallgëve që prekin bregun. Duhet të bëhet restaurimi i plazhit, krijimi i drunave artificialë, nëpërmjet mbushjes ose ushqimit në rërë”, përfundoi eksperti i mjedisit.
Erozioni në zonën e Kunes ndikon veçanërisht në zhdukjen e disa specieve që jetojnë këtë ekosistem.
Klan News