Një roje i një kompanie private në Tiranë ka përfunduar në pranga. Mësohet se gjatë natës, në objektin ku ai po ruante është grabitur një sasi parash. Por roja ka shpërdoruar detyrën pasi nuk ka njoftuar për këtë ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 59 vjeç, me detyrë roje i një kompanie në Kashar, sepse gjatë natës persona të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi vlerash monetare të papërcaktuar, ku ky shtetas ka shpërdoruar detyrën, pasi nuk ka njoftuar për vjedhjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al