Shkencëtarët kanë zbuluar sëfundmi se humbja e shqisës së nuhatjes mund të jetë shenjë e vdekjes së parakohshme.

Kjo sipas një studimi të shtrirë në kohë, ku u morën në vëzhgim 3 mijë persona, të moshave nga 57 deri në 85 – vjeç, të realizuar nga Universiteti i Chicagos.

Shkencëtarët i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të identifikonin aroma si ajo mente, peshk, portokall, trëndafil dhe lëkurë. 39 përqind e atyre që kishin nuhatjen më të keqe, vdiqën brenda 5 viteve.

Megjithatë, sipas ekspertëve, humbja e shqisës së nuhatjes jo gjithnjë është tregues i vdekjes së parakohëshme. Shpesh mund të jetë shenjë e një ftohjeje të rëndë.

Profesori Jayant Pinto që udhëhoqi këtë studim, shpjegon se problemi me nuhatjen është vetëm një shenjë paralajmëruese e dëmtimit të sistemit imunitar.

“Të dhënat tona mund të jenë një ndihmë e madhe për testimet klinike, një mënyrë e shpejtë dhe e lirë për të identifikuar pacientët më të rrezikuar”

, shprehet Pinto./tvklan.al