Mungon ndaj Italisë

Refuzimi për të marrë vaksinën anti-Covid ka sjellë pasoja për mesfushorin me origjinë shqiptare të Kombëtares së Zvicrës.

Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me koronavirusi dhe për këtë nuk ishte as në stol në ndeshjen miqësore të së mërkurës ndaj Greqisë.

Futbollisti i Arsenalit nuk ka treguar shenja të virusit, gjithsesi është izoluar nga pjesa tjetër e ekipit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Zyra e shtypit të Kombëtares pranon se Xhaka nuk kishte pranuar të vaksinohej dhe kjo ka bërë që ai të jetë më i predispozuar për t’u infektuar.

Ai është një lojtar i pavaksinuar. Ne e lëmë secilin lojtar të vendosë vetë për këtë çështje. Është një vendim personal i secilit lojtar, ashtu si çdo person tjetër në Zvicër. Ne të gjithë rekomanduam vaksinimin, por ai vendosi për veten e tij personalisht”, thuhet në njoftimin e Federatës Zviceriane. 

Infektimi nga Covid-19 do i kushtojë Xhakës mungesën në sfidën e së dielës ndaj Italisë për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Tv Klan