Një denoncues anonim na ka çuar në qytetin e Elbasanit. Ai denoncon Sekretarin e Federatës së Taekondosë, Maksim Kola. Ky i fundit i ka premtuar që do t’i siguronte një vizë irlandeze për djalin kundrejt 10 milionë lekëve. Paratë janë dorëzuar në mirëbesim në Dhjetor të 2016-s dhe brenda Marsit të 2017-s, djali duhet të ishte pajisur me vizë. Por më shumë se një vit më pas, qytetari nuk ka marrë as vizën dhe as paratë e tij.

Në disa regjistrime me kamera të fshehtë, Maksim Kola shtyn afate e premton kthimin e parave, por kjo nuk ndodh, edhe pse detyrimi u sanksionua me deklaratë noteriale. Gazetarja e “Stop” shkon në Lushnje ku banon Kola, por ai ia fut vrapit, për t’i ikur grupit të xhirimit.

Qytetari-S’e nxore vizën.

Sekretari Maksim Kola-Viza unë thashë, unë për vizën…

Qytetari-Po çfarë.., na ke mashtruar ti deri ime?

Sekretari Maksim Kola-Jo, jo, jo!

Qytetari-Je burrë ti, a çfarë je?!

Sekretari Maksim Kola-Nuk ka mashtrim fare!

Qytetari-Po çfarë a kjo? Tani, ti nuk më mbarove hallin, ke 1 vit, që tall leshtë me mua. Deri ime jam sjell kështu, po më lale unë të marr atje, ku s’ta merr mendja ty.

Sekretari Maksim Kola-Timi, Timi, Timi unë jam shiko, unë as jam kalama as… unë jam burrë 60 vjeç.

Qytetari-Si? Si t’ia bëj unë me ty o vlla? Unë t’i dhashë lekët në dorë, dua të mi japësh në dorë, jo të vij t’i marr unë me këmbë.

Duke qenë se e shtynte herë pas here, qytetari u detyrua të bënte një deklaratë noteriale me sekretarin Kola. Por ndonëse në këtë deklaratë kishte një afat për kthimin e parave, kjo nuk ndodhi.

Qytetari-Më the në Mars, nuk doli (viza) në Mars.

Sekretari Maksim Kola-Ishin…

Qytetari-Prit! Duke e ditur, që ti nuk e nxirrje dot vizën, se nuk e nxirrje dot, se ajo diheshe që nuk e nxirrje, po ma shtyje. Pse po ma shtyje? Ta sqarojmë, pse po ma shtyje, se nuk ishe në gjendje, që të mi ktheje lekët. Të kërkova 2, 3 herë lekët me hallet e mia, që kisha. Me vdekje, me operim e më the të thashë, nuk më mbarove punë. Ti më thojë 1 javë, unë të thoja të kam lënë edhe 2 javë kohë. Jam sjellë në mënyrë perfekte.

Sekretari Maksim Kola-Shumë, shumë…unë s’kam. Më vjen keq!

Qytetari-Për mos me u telenis këtu, që ta bënim aktin noterial këtu, erdhe burrë e grua e bëre në Elbasan, për mos e bërë këtu.

Sekretari Maksim Kola-Për të qenë bashkë në një mendje.

Qytetari-Po dakord pra, dakord! Më thuaj ti mua, çfarë sjellje duhet të bëj unë? Lekët e mia nuk i gëzon dot jo ti, po perëndia ore!

Sekretari Maksim Kola-Asnjëherë mo!

Qytetari-Se janë lekët e kalamajve të mi. Kam 1 vit, që po shkatërrohem nga familja. E di ti, që ka sherr e shamatë në shpi?

Sekretari Maksim Kola-Timi, shiko…

Qytetari-Ti ia fal lekët byrazerit tat? Byrazerit, po të them?

Sekretari Maksim Kola-Jo, jo absolutisht!

Qytetari-Ëëë, po jo e jo një njeriu të huaj. Kurse unë të kam prit 1 vit. Ti më the më datë 30 Nëntor (2017) mbaron kjo procedura.

Sekretari Maksim Kola-Tani, mu po mi dërgojnë pjesë-pjesë. Më kanë dërguar 1500 euro dje. I kam çuar numrin e një banke, të vijnë me postë. Tani do marr… janë 2 milionë lekë. 1500 euro, 1500 euro do t’i kaloj me 3 faza ose 4 faza. Domethënë, kjo do të jetë pjesa e lëvrimit të parave.

Qytetari-Për sa kohë kjo?

Sekretari Maksim Kola-Kjo do të jetë, psh, një mund të kemi para tani.

Qytetari-Ku para? Sot s’ke bërë gjë ti?

Sekretari Maksim Kola-Sot unë kam marrë vetëm 1500 euro sot.

Qytetari-Ti i ke marrë lekët kesh.

Sekretari Maksim Kola-Kesh!

Qytetari-Çfarë jam unë ime, që t’i marr lekët copa-copa?

Sekretari Maksim Kola-Më dëgjo, më dëgjo mua! Nuk flas as në ajër, as kot.

Qytetari-Po në ajër po flet.

Sekretari Maksim Kola-Dëgjo, 1500 euro do të vijë para Vitit të Ri tjetër, domethënë do të bëhen…

Qytetari-Kujt tjetri ore?

Sekretari Maksim Kola-Jo, jo do vijë tjetër, pjesë tjetër dhe në datën 8 ose 9, do të vijë kësti tjetër. Unë të.., jo të garantoj po të them, që në qoftë se, do të kemi ndonjë vonesë tjetër…

Qytetari-Jo mo jo, do me të çuar në Polici unë ty ore vlla? Si e do?

Sekretari Maksim Kola-Po çfarë policie, o të keqen vëllai?!

Sekretari Maksim Kola-Po!

Qytetari-Tashi, ma shtyve në datën 10 (Dhjetor), data sot është 12 (Dhjetor), ti po më thua prapë në datën 24 (Dhjetor).

Sekretari Maksim Kola-Më datë 24…fol!

Qytetari-Më datë 25 në këtë orar më ke këtu. Pasaportën, lekët! Jemi dakord?

Sekretari Maksim Kola-Dakord!

Qytetari-Profesor, nuk ka më datë 25 më mbrapa.

Sekretari Maksim Kola-Jo, s’ka asnjë datë! Të prerë, të prerë! Presim dorën! Kaq! Dakord?

Qytetari-Po, se mos vijë më datë 25 dhe më thua- jo po doli kjo, do e shtyjmë, jo po lekët, jo po kshu.

Sekretari Maksim Kola-Jo, absolutisht. Nuk shtyj më unë!

Por sërish, qytetari nuk mori as vizën, as paratë…

Qytetari-Si më the? Më datë 25, çfarë do bënim bashkë ne?

Sekretari Maksim Kola-Do.., do likuidoheshin komplet, por unë s’i arrita.

Qytetari-Sa lekë?

Sekretari Maksim Kola-10 milionë lekë.

Qytetari-Po pse s’po mi jep?

Sekretari Maksim Kola-Edhe njëherë, unë thashë më dëgjo ta mbaroj, pastaj më gjyko. Ta mbaroj!

Qytetari-Po, po mbaro!

Sekretari Maksim Kola-Unë do të përgjigjem deri më një dhe çunin unë do ta çoj! Mos kujto, se s’do ta çoj çunin! Lëre, lekët do t’i marrësh!

Pas një farë kohe, qytetari arriti të merrte një pjesë të parave, rreth 4 milionë lekë. 6 milionët e tjerë… Afati i fundit ishte 30 Qershori i këtij viti, por jemi në Korrik dhe qytetari nuk i ka marrë ende paratë.

Qytetari-Bëmë një marrëveshje bashkë, që në 30 Qershor (2019), ti do më jepje lekët. Tashi, më thuaj, çfarë ke për të më thanë?

Sekretari Maksim Kola-S’kam pas asnjë mundësi financiare, por thashë po më durove një cikë, do më bësh mirë. Pse? Ato janë të tuat more vlla, nuk ti humb njeri.

Qytetari-Ti s’ke lekë? S’ka shanse?

Sekretari Maksim Kola-Për sot, jo! E di pse them për sot jo? Se thashë jam në Durrës, më kanë ardhur 2 çuna nga Anglia, mbase i marr ndonjë lekë atyre. E kupton? Ti marr ndonjë lekë, që të bëj edhe një pjesë. E kupton? Ishalla po i rri afër!

Qytetari-Do ikim? S’kemi çfarë të diskutojmë ma!

Në këto kushte sekretarin Kola shkoi ta takonte gazetarja e Stop, me qëllim që të ndërmjetësonte një marrëveshje të re. Ai nuk pranoi të prononcohej për gazetaren e cila duke qenë se ai nuk ndaloi ia bëri pyetjet duke e ndjekur nga pas derisa Kola ia mbathi me të katërta.

Sekretari Maksim Kola-Po ik moj tashi! Më lër rehat!

Gazetarja- Tani, je qytetar, të lutem mund të flasim si qytetarë!

Sekretari Maksim Kola-Ik tashi!

Sekretari Maksim Kola-Ik tashi!

Sekretari Maksim Kola-Ik tashi! Më lër rehat!

Sekretari Maksim Kola-Po ik me tashi!

Sekretari Maksim Kola-Po s’ka punë korrektësie tashi, se kam punë të tjera.

Sekretari Maksim Kola-Ik, se kam punë të tjera tashi! Ahuuuu…

Sekretari Maksim Kola-Po ik me tashi!

Sekretari Maksim Kola-Ik tashi! ( Ia fut vrapit)

Qytetari thotë se do ta denoncojë në polici, prokurori e gjykatë dhe do ta ndjekë çështjen deri në kthimin e parave të tij./tvklan.al