Rusia është vënë në alarm nga koronavirusi pasi 40% e pacientëve që kanë nevojë për intubim janë të moshës nën 40 vjeç.  Në Moskë janë diagnostikuar me Covid-19 1014 persona dhe sipas autoriteteve vetëm 15% e tyre janë mbi moshën 65 vjeç.

33% e të infektuarve janë të moshave nga 18 deri në 34 vjeç, ndërsa 46% e të prekurve të moshave nga 35-64 vjeç. Sipas deklaratës së shërbimeve shëndetësore në Moskë rastet serioze që kërkojnë shërbim respirator nuk i favorizon të rinjtë.

Në Moskë po i mëshohet fort apelit që nuk janë vetëm të moshuarit që vuajnë nga format agresive të sëmundjes. Edhe Rusia i ka bërë thirrje qytetarëve që të izolohen dhe të mos dalin në rastet kur nuk është shumë e nevojshme./tvklan.al