Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëllezërit Xhevati dhe Ibrahimi.

Në datën 8 Tetor 2016 ka ndodhur një aksident në afërsi të Kamzës teksa zonja Lirie, e cila nuk jeton më, po kthehej nga Fushë-Kruja për në shtëpi dhe ka zbritur në rrugë për të kaluar nga njëra anë në tjetrën teksa është goditur nga një makinë. Ky ishte dhe aksidenti i parë që plagosi zonjën e ndjerë. Shoferi që e ka goditur e ka marrë zonjën për ta transportuar drejt spitalit bashkë me djalin e saj që ishte aty pranë, por gjatë rrugës kanë pësuar aksidentin e dytë ku u përplasën me një bordurë duke i dhënë fund jetës së zonjës.

Djali i Lirisë dhe Xhevatit është adoptuar nga vëllai i tij, Ibrahimi që 4 muajsh dhe është rritur nga ai. Sot djali është 36 vjeç dhe ka pësuar një traumë pas aksidentit. Problemi mes dy vëllezërve është se të nesërmen e aksidentit Xhevati ka firmosur për faljen e shkaktarit të aksidentit pa marrë mendimin e asnjërit, as të fëmijëve të tij, as njerëzve të afërm. Sipas ekspertizave shoferi ka qenë me një shpejtësi mbi 170 km/h dhe ka qenë me diabet të lartë në momentin që ka ndodhur aksidenti.

Tani fëmijët janë larguar nga babai dhe i janë afruar xhaxhait, pasi janë të gjithë me të njëjtin mendim se Xhevati nuk ka ndjekur proceset gjyqësore dhe nuk e ka çuar deri në fund problemin duke i dhënë një zgjidhje. Deklaratat e djalit që ka qenë dëshmitar në aksident nuk merren parasysh, pasi është me raport mjekësor.

Eni Çobani:

Të kam falur me shpirt, do të ndjeki ligji.

Xhevati:

Atë i kam thënë, por ai nuk ka ardhur asnjëherë të më takojë pas asaj dite.

Ibrahimi:

E ka firmosur, nuk i ka thënë me gojë.

Eni Çobani:

Prandaj dhe Ibrahimi vjen sot këtu. Ti firmose një letër pa marrë pëlqimin e fëmijëve. E firmose si bashkëshort, por ajo ishte dhe nëna e katër fëmijëve. Duhet të kishe marrë edhe mendimin e tyre, prandaj dhe z.Ibrahim është kaq i indinjuar, sepse njërin fëmijë e ka ai që duhet t’i kishe marrë firmë.

Në fund të seancës vëllai i kërkoi të vazhdoj me proceset gjyqësore dhe të afrohet me të gjithë njerëzit e tij. Zgjidhja e propozuar nga juristja Eni Çobani është për një padi civile të kërkojnë dëmshpërblim që i takon.

/tvklan.al