Policia shpërndan me dhunë një proteste të PSD-së

Me 2000 Euro është dënuar Lidhja Demokratike e Kosovës nga inspektorati i komunës së Prishtinës për mosrespektim të masave anticovid. Kjo parti u dënua për një aktivitet në Prishtinë në prag të fushatës zgjedhore, pa distancë e pa maska.

Pos Lidhjes Demokratike të Kosovës, shumica e partive të tjera politike nuk kanë respektuar masat anticovid, në përpjekje për të siguruar votat për zgjedhjet e 14 Shkurtit, ndërsa nuk ka ndonjë njoftim nga policia apo komunat e tjera për gjoba ndaj partive politike.

Në një aksion simbolik aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë kundërshtuar vendimin për të dënuar qytetarët derisa partive politike u lejohet mbajtja e takimeve para fushatës.

Gjatë këtij aksioni policia ka ndaluar disa aktivistë të kësaj partie përfshirë edhe Dardan Molliqajn, që është bashkëshort i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri Besa Shahinit. Shoqata e gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar se nuk do t’i paguajnë gjobat nga policia për mosrespektim të masave anticovid, ndërsa partitë politike, edhe ato që janë në pushtet, nuk i respektojnë ato.

Tv Klan