7 subjekte mbyllen dhe 80 të tjera gjobiten

7 subjekte janë mbyllur dhe 80 të tjera janë gjobitur me vendim të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pasi nuk zbatuan protokollin e sigurisë për Covid-19. Që prej lehtësimit të masave, grupi i Task Forcës së krijuar vijon intensivisht me kontrollet.

“Gjatë kësaj periudhe janë kryer afërsisht 19 mijë inspektime në të gjithë territorin e vendit. 800 masat paralajmëruese, janë edhe rreth 80 masa administrative me gjobë”.”

Për zbatimin e masave anticovid është angazhuar edhe Policia e Shtetit. Kreu i policisë lokale në Durrës, Lorenc Shehu dha detaje për operacionin.

Vëmendja është përqëndruar në disa drejtime. Personat që janë të infektuar me Covid janë të monitoruar 24 orë nga strukturat e policisë. Po kështu një sërë masash janë për kontrollin e mjeteve, të lëvizjeve, të punonjësve, të fasoneve dhe të gjitha mjeteve të tjera që lëvizin”.

Në Durrës, në 24 orët e fundit si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 6 subjekte, si dhe është pezulluar një tjetër.

Tv Klan