Përpara se të marrë përgjigjen nëse motra e tij ka ardhur në studio, Kozmai mendon se i detyrohet një falenderim bashkëshortes së tij. Adelina, shoqja e tij e jetës, e ka dashur qëkur ai pësoi një paralizë e më pas ka ndenjur gjithnjë krah familjes së tij pa e lënë kurrë në baltë. Sot kanë ndërtuar një jetë bashkë në Itali, ndërsa ndajnë edhe brengat e tyre.

Por për të gjitha këto, Kozmai zgjedh ta surprizojë pikërisht në vendin e duhur: në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, gjatë rubrikës “Ka Një Mesazh Për Ty”, ku fjalët përjetësohen në një kujtim.

Kozma Shorja: Të falenderoj për gjithë këto vite që ti ke bërë për familjen time sepse kemi kaq vite që jemi në Itali e ti që në ditën e parë e deri më sot nuk iu ndave njëherë punës e nuk the njëherë që u lodha./tvklan.al