Policia e Shtetit ka ndëshkuar 2953 qytetarë të cilët gjatë fundjavës janë kapur duke shkelur masat kundër Covid. Gjatë fundjavës policia ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 Lekë, 2490 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Po ashtu janë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 433 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, efektivët kanë konstatuar  3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 Lekë. 

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 Lekë, 27 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00./tvklan.al