Balluku: Shkëmbim informacionesh për vendimmarrjen

Pas blerjes së satelitëve, qeveria po kërkon të hedhë një hap tjetër drejt adoptimit të teknologjisë tanimë për vete dikasteret që e përbëjnë.

Çdo ministri do të ketë si pjesë të strukturës një bërthamë teknologjike që do shkëmbejë informacione e të dhëna për vendimmarrjen.

“Ne na ka lindur nevoja që brenda ministrive tona të kemi nukla inovacioni, ato nuklat të cilat do t’i propozojnë ministrit, trupës së administratës së çdo ministrie, projekte të reja”.

Zëvendëskryeministrja shpjegon se për të drejtuar këto berthama teknologjike do të punësohen profesionistët më të mirë. E për ta bërë të mundur këtë në një treg ku konkurrenca me sektorin privat që i mirëpaguan këta profesionistë është e lartë, rrogat për këtë kategori do të jenë jashtë hierarkisë së pagave.

“Kemi vendosur që ata të paguhen me paga më të larta se sa sektorët e tjerë”. 

Në mbledhjen e parë të qeverisë pas rikthimit të Kryeministri dhe ministrave nga pushimet, kanë marrë pjesë dhe zv/ministrat.

Me vendim të Kryeministrit, prezenca e tyre është vendosur të jetë e detyrueshme pavarësisht nëse është apo jo ministri në mbledhje.

Tv Klan