Escobar: Kjo nuk është çështje mes SHBA dhe Kurtit

Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të nisin sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. Thirrjen e bëri Nënsekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland përmes Twitter, pas takimit që zhvilloi në zyrën e saj me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak.

“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin menjëherë tensionet dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit. Vazhdojmë të mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”.

Ndërsa i dërguari i posaçëm i DASH, Gabriel Escobar, në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës e cilësoi si të pamundur mbajtjen e takimit mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç brenda kësaj jave në Bruksel. Ai u përgjigj dhe kritikave nga Prishtina zyrtare se SHBA po mban anën e Serbisë në këtë konflikt, duke theksuar se Washingtoni po kërkon përparim në dialog dhe ulje të tensioneve.

“Kjo nuk është një çështje SHBA-Kurti. Këtu është i gjithë komuniteti transatlantik që po i thotë qeverisë së Kosovës se dëshirojmë të bashkëpunojnë me qeverinë, por ne nuk mund të respektojmë vendime të njëanshme që krijojnë tension në një mënyrë të panevojshme, të shmangshme dhe të parashikueshme. Kjo është e gjitha çfarë po kërkojmë”.

Gjithashtu ai kundërshtoi propozimin e kryeministrit të Kosovës që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke theksuar se Kurtit i duhet vetëm pranojë një version evropian dhe asgjë më shumë tjetër.

Tv Klan