Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland është duke vizituar në Kosovën, ku ka pasur disa takime me drejtuesit e institucioneve.

Fillimisht, zyrtarja amerikane ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, më pas me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërsa vijon takimin me kryeministrin Isa Mustafa

Takimet e Nuland si me Thaçin ashtu edhe me Veselin kanë qenë takime me dyer të mbyllura dhe nuk ka pasur deklarata për mediat.

Sipas Klan Kosova një ndër temat kryesore që është diskutuar në këto takime të zëvendës-sekretares e shtetit amerikan, ka qënë ajo e formimit të Forcës së Armatosur në Kosovë.

Pas përmbylljes së vizitës së saj zyrare në Kosovë, zyrtarja amerikane do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku në anxhendë janë programuar takime me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, më pas ai me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për ta mbyllur qëndrimin e saj vetëm disa orësh, me takimin me Kryeministrin Edi Rama./tvklan.al