Italia po regjistron shifra të larta infektimesh me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, në Gadishullin Apenin janë zbuluar 32 961 raste të reja me koronavirus.

Edhe numri i viktimave vijon të mbetet i lartë. 623 persona kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve. Numri i përgjithshëm i viktimave në Itali që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 42 953.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shëruar 9 090 qytetarë.

Dyndja e të infektuarve me koronavirus ka ezauruar kapacitetet në sallat e terapive intensive në spitalin e Napolit. Pacientët në gjendje të rënduar janë të detyruar të marrin oksigjen, duke qëndruar në radhë me automjetet e tyre jashtë oborrit të spitalit./tvklan.al